Pipero zbulon arsyen: Pse njerëzit janë më të sigurt në fshat nga COVID-19

Në përballjen e pandemisë së koronavirusit, fshati është me i privilegjuar se qyteti për faktin se ka më pak jetë publike.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero e bëri të ditur këtë duke thënë: “Zonat rurale janë të privilegjuara, por jo të sigurta, edhe atje të zbatohen masat, por kryesisht është sëmundje urbane, atje ku ka më shumë jetë publike dhe aktivitete.”

Në një intervistë për emisionin Repolitix, Pipero sqaroi se shifrat e ditës së sotme, 8 raste të reja me koronavirus, dëshmojnë trendin e rënies së sëmundjes në vendin tonë.

“Shpresojmë që të vijojë kështu edhe pse është e pamundur për të bërë parashikime.

Tani është java e tretë, kemi një rënie të numrave çka besoj fort se shkon në logjikën apo ecurinë e kësaj epidemie edhe në vendet e tjera dhe do të thotë se e kemi kaluar pikun dhe sheshpushimin dhe besoj se kemi filluar uljen”, tha Pipero.


Shtuar 14.04.2020 20:19