PEQIN/ I moshuari rezulton pozitiv me koronavirus, pas vdekjes

Në Peqin i është marrë tamponi një të moshuari, pasi ai ka ndërruar jetë.

Pas vdekjes, sipas “Abc News”, i moshuari ka rezultuar të ishte i infektuar edhe me koronavirus.

Në Peqin kanë humbur jetën dy persona, ku njërit prej tyre tamponi i është marrë pas vdekjes dhe ka rezultuar pozitivë.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus katër raste të reja, në këtë qytet.

Rastet e reja janë dy punonjës të burgut të Peqinit, i cili është kthyer në vatër masive infeksioni, duke e çuar në mbi 30 numrin e të infektuarve.

Mësohet se të gjithë të infektuarit në burg, janë punonjës të sigurisë së lartë.

Ndërkohë në Peqin mësohet se tamponi i është bërë edhe një të moshuari që ka ndërruar jetë i cili ka rezultuar pozitivë.


Shtuar 24.08.2020 15:23