PD paralajmëron: Pas Endrit Dokles, po përgatitet nxjerrja nga burgu e një tjetër krimineli

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi akuzoi sot kryeministrin Rama për bashkëpunim me krimin dhe nxjerrje të koordinuar nga burgu të kriminelëve.

Reagimi i Bardhit erdhi pas akuzave të ministres së Drejtësisë ndaj gjykatëses së Krujës që nxorri nga burgu Endrit Doklen. Gjonaj tha se do të padiste gjykatësen duke kërkuar njëkohësisht edhe pezullimin e saj.

“Vendimi për të shpëtuar ngaburgu kriminelët më të rrezikshëm në vend është dëshmia më e rendë e bashkëqeverisjes me krimin. Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lirimi nga burgu i bosëve të krimt të organizuar dhe vrasësve më të bujshëm është bërë me dijeninë e Edi Ramës”, tha Bardhi përmes një konference për shtyp duke shtuar se shkarkimi i drejtorëve të burgjeve nuk e zhbën faktin se kriminelët janë tani jashtë burgjeve.

Bardhi tha se Ilir Paja, Endrit Dokle, Lulëzim Berisha etj., janë liruar me dijeni të Edi Ramës, ndërsa paralajmëuarn nxjerrjen nga burgu edhe të Arben Grorit.

Ky i fundit është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Nazim Zyberit, i cili i vrau të vëllanë në vitin 1997.


Shtuar 17.01.2020 14:25