“S’do t’i bëj më kurrë buzët “, Aurela Hoxha thyen premtimin e dhënë publikisht (FOTO LAJM)

Aurela Hoxha është përfolur jo pak për ndërhyrjet e saj estetike të cilat modelja në fillimet e saj refuzonte ti pranonte.

“Qetsohuni njerëz te “mireee” nuk i kam bër më , përkundrazi, prej kohësh i kam hequr mbushjen , dhe sdo t’i bëj kurr mee ( ja nje hall me pak per Shqipetaret)”, ishte kjo deklarata publike shumë e bujshme e Aurela Hoxhes vetëm pak muaj më parë, shkruan Albeu.com.

Por një xhiro e shkurtër në Instagramin e modeles tregon qartë se ajo nuk e ka mbajtur premtimin, përkundrazi Aurela duket se ka shtuar një “dozë fryrje” në buzët e saj.

Epo ndoshta modelja do ta shty për pak më vonë premtimin dhe momentalisht do ta shohim me buzët e fryra./albeu.com


Shtuar 17.01.2020 14:21