Pamje të frikshme mes Tiranës, era e fortë shkul pemët (FOTO LAJM)

Era e fortë në Tiranë po i ngjan një “cunami”.

Banorët të fshehur në banesa për të evituar të ftohtin dhe pluhrin, ndërkohë janë shënuar edhe incidentet e para.

Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar disa pemë në kryeqytet, njëra prej tyre pranë “Pallatit të Kongreseve”, e cila ka bllokuar qarkullimin.

Por jo vetëm, në qendër të kryeqytetit është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjes në qendër të Tiranës./albeu.com/


Shtuar 5.01.2020 15:35