Paloka kujton përplasjen me avokaten e sapo emëruar të Shtetit: Përfaqësonte Edin në gjyqe

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar në lidhje me emërimin si Avokate të Shtetit Enkelejda Muçën, avokate personale e kryeministrit Edi Rama.

Paloka shkruan se Rama nuk po mjaftohet më, me kapjen politike te gjithe institucioneve te shtetit, por po kap institucionet me njerëzit e rrethit të tij personal.

Postimi i Edi Palokës:

N/kryetari i PD, Edi Paloka: Shteti privat i Edvinit!

Avokatja e tij personale emerohet Avokate e Shtetit.

Kjo qe shihni ne foto eshte Enkelejda Muca ! Deri dje ishte avokatja personale e Edvinit.

Kjo perfaqesonte Edvinin ne gjyqin kunder meje , gjyq ku une u denova per “shpifje” sepse kisha deklaruar qe Saimir Tahiri dhe per pasoje dhe shefi i tij, kishin lidhje me krimin ( sot Tahiri eshte i denuar po jam dhe une qe e akuzova, i denuar per “shpifje” !!!). Pervec ketij fakti, me kembenguljen e Rames dhe “argumentimin” e avokates se tij, une u denova me nje nen qe nuk ekziston me ne Kodin Penal, pasi shpifja eshte dekriminalizuar prej kohesh .

Po me qe Rama me donte patjeter ne burg , dhe me arrogancen e injorantit ngulte kembe ne kerkesen e tij (pavarsisht se Kodi Penal nuk ja jepte kete mundesi ) avokatja Muca, duke qene e vetedijshme se po kerkonte dicka absurde, i qendroi deri ne fund kerkeses se shefit !

Kete zonja e beri me mua , por e ka bere dhe ne dhjetra gjyqe te tjera ndaj perfaqesuesve te opozites dhe gazetareve duke zbatuar verberisht e pa asnje fije profesionalizem urdherat prej injoranti hakmarres te shefit te saj!

Nga sot kjo do te jete Avokatja e Shtetit…

Rama nuk po mjaftohet me, me kapjen politike te gjithe institucioneve te shtetit. Jo , ai po i kap institucionet me njerzit e rrethit te tij personal. Keshtu pasi eliminoi PS duke i kaluar institucionet ne duart e sektit te “rilindjes”, tani po e kufizon e po e ngushton edhe me shume rrethin, tek familjaret dhe lidhjet personale te tij dhe bashkeshortes se tij.

Ne fakt kthimin ne prone familjare te PS, e shpalli ne Kongresin qe sapo mbylli duke marre vendimin qe organizatat dhe forumet e PS do drejtohen nga nje burre e nga nje grua, pasi ju kishte nxjerre Linden te mbante fjalim si Nexhmija. Po tani po kerkon qe dhe gjithe institucionet e shtetit te kene te njejtin fat!


Shtuar 4.03.2020 20:01