1 muaj pa tifozë në Serinë A, Zhang i buzëqesh buza: Shëndeti publik vjen në vend të parë

“Shëndeti publik vjen në vend të parë! E dimë që është e vështirë të shohësh stadiumet bosh dhe askush nuk ka qejf por në fillim vjen shëndeti publik, gjëja më e rëndësishme”.

Steven Zhang, presidenti i Interit, ka reaguar kështu në intervistën për “BBC” dhënë sot pasdite, teksa ka nënvizuar dhe se “të luajmë pa tifozë është e vetmja zgjidhje! Nëse të gjithë do të ndjekim aksionet që na këshillojnë, do të hedhim pas krahëve gjithçka”.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që pak ditë më parë Zhang akuzoi Federatën Italiane të futbollit e cila më parë kishte vendosur që derbi të luhej në 13 maj.

Megjithatë tani Zhang duket më i qetë pasi Juve-Inter do të luhet të hënën e 9 marsit.


Shtuar 4.03.2020 20:00