“OFL po shmang fajdexhinjtë e krimit”, makinat e kujt nuk do të preken nga operacioni

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme me anë të një postimi në në Facebook, ka vënë theksin mbi operacionin që po vijon OFL përsa i përket makinave luksoze që po bllokohen.

Berisha ka postuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili shkruan se një inspektor Krimesh i ka thënë se disa emra zyrtarësh për të cilën thekson se nuk u preken makinat me urdhër.

Qytetari shkruan se nuk do të preken makinat e policit: Betim Rryci, Ilir Bushit, Ilirjan Salës, Fatmir Durmes, Rexhep Rrajës, Ramazan Rajës, Edmond Kadiu, Pëllumb Stafuka dhe Bilbil Maja.

“OFL ka amistuar te gjithe kontigjentin kriminal te grupeve qe financuan dhe tregetuan mbjelljen e hashashit ne rrethin ose ne territorin e bashkise kruje nga viti 2013 e deri ne 2019 se tani po pergatiten fidanishtet”- thuhet ne mesazhin e publikuar nga Berisha.

Postimi i plotë i Berishës

Denoncon operacionin forca e krimit te KÇK per mbrojtjen e krimineleve e trafikanteve te droges!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

prsh z Berisha ju lutem denoncojeni kete problem. Sot rastesisht nje inspektor krimesh ne f kruje qe per arsye sigurie sdua tia them emrin me tha.

OFL ngjan si nje strukrure kriminale ose bande qe ka mbeshtetje vetem kryeministrin dhe opsionin e tij qe tejkalon cdo institucion tjeter.

prsh tha ai OFL ka amistuar te gjithe kontigjentin kriminal te grupeve qe financuan dhe tregetuan mbjelljen e hashashit ne rrethin ose ne territorin e bashkise kruje nga viti 2013 e deri ne 2019 se tani po pergatiten fidanishtet.

OFL po merret me makinat e zhdoganuara te regjistruara e me dokumente te rregullta kurse makinat e policit Betim rryci . ilir bushit .ilirjan sales. fatmir durmes .rexhep rrajes ramazan reajes edmond kadiu pellumb stafukes . bilbil maja.et nuk preken nga policia dhe hetimet gjithmon kane deshtuar. OFL po amiston fajdexhijt qe prodhojn krim.


Shtuar 12.02.2020 13:10