Nuk mungon politika në derbin Tirana-Partizani, shpaloset pankarta për 2 Marsin

Më 2 Mars është thirrur një manifestim nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta kundër asaj që ai e quan grusht shteti nga ana e mazhorancës, për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese.

Sontë, ndërkohë që po ndodh ndeshja derbi midis Tiranës dhe Partizanit, jashtë stadiumit u shfaqën disa pankarta në mbështetje të marshimit të 2 marsit, thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

“2 mars, ora 17 për Shqipërinë, për Kushtetutën”- shkruhet në pankartën e shfaqur para stadiumit.

Tubimi për “mbrojtjen e Kushtetutës” do të zhvillohet më 2 mars në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.


Shtuar 28.02.2020 20:15