“Nuk jap dorëheqjen”, kryebashkiaku Alla: E ka në dorë drejtësia!

Pasditën e sotme në SPAK po jepte dëshminë e tij kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se dëshmia e Allës zgjati rreth një orë.

Kryetari i Bulqizës akuzohet se është pjesë e një videoje të publikuar ditën e djeshme, ku shihet duke konsumuar kokainë.

Alla ka dhënë vetëm një prononcim të shkurtër për mediat duke thënë ” E ka në dorë drejtësia. Nuk kam asnjë koment”.

Ndërsa avokati tij Petrit Ismaili e ka cilësuar videon një montazh.

“Montazh, video nuk duket fare se kush është. Nuk ka arsye të japë dorë dorëheqjen”, u shpreh avokati. /albeu.com/


Shtuar 23.01.2020 18:14