Nuk hoqi dorë nga “zanati”, çfarë e mbylli pas hekurave 33 vjeçarin nga Elbasani

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë) vodhi disa artikuj ushqimor në një supermarket dhe tentoi të largohej.

E.S., 33 vjeç, banues në Elbasan rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes është kapur nga forca e posamçe “Shqiponjat”, në afrësi të banesës së tij

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Shtuar 30.08.2020 12:47