Zbulohet shkaku i krimit në Bathore, pse Tanushi ekzekutoi kunatën e tij

Pasditen e sotme në Bathore u ekzekutua me armë zjarri një grua, nga kunati i saj.

Fillimisht u raportua se ngjarja e rëndë ka ndodhur për cështje “nderi”, por raportohet të ketë qënë informacion i pasaktë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për konflikte pronësi, ndërsa bashkëshorti i të ndjerës ndodhet emigrant jashtë vendit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.09.2020 19:16