Një viktimë në Durrës, kthehet në karantinë spitali

Spitali i Durrësit është kthyer në karantinë. Vendimi është marrë me qëllim përballimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Policia ka vendosur shirit duke rrethuar të gjithë spitalin. Forca të shumta policie ndodhen pranë spitalit rajonal me qëllim vendosjen e shiritit dhe largimin e personave të paautorizuar.

Pak më parë, në spitalin e Durrësit ndërroi jetë një 73 vjeçare, e cila pati komplikacione të rënda shëndetësore për shkak të koronavirusit.


Shtuar 11.03.2020 12:28