Një tjetër fitore mes bluzave të bardha, shërohen dy infermierë

Ata janë në front të parë me armikun Covid-19, dhe ndonjëherë edhe ata preken dhe sëmurën.

Por sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitrliu, jep lajmin e mirë se janë shëruar nga koronavirusi edhe dy infermierë të tjerë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Manastirliu thekson se ka shkuar në 15 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID-19.

“🟢 Edhe 2 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅

Shkon në 15 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga 🤜#COVID19🤛 #FORCA”, shkruan Manastirliu. /albeu.com/


Shtuar 3.04.2020 13:12