Nisi për arsye banale, si përfundoi sherri me një të plagosur në Ksamil

Mbrëmjen e djeshme në Ksamil një sherr për motive banale përfundoi me një person të plagosur.

Ditën e sotme Policia e Sarandës ka vënë në pranga autorin e plagosjes së djeshme në Ksamil dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin.

“Arrestohet shtetasi Xh. I., 18 vjeç, banues në Konispol dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi V. B., 33 vjeç, banues në Shëndëlli”.

Plagosja mësohet se ka ndodhur për motive banale.

“Më datë 23.07.2020, në një restorant në Ksamil, pas një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. K, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim”, tha Policia. /albeu.com/


Shtuar 24.07.2020 10:16