Nis protesta para kryeministrisë, artistët përplasen me policinë

Qeveria vendosi që të mbyllë klubet e natës, diskot, lounge baret si dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Ndërkohë artistët dhe pronaret e bareve sapo kanë nisur protestën përpara kryeministrisë.

Raportohet se ka përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Kjo e fundit kërkon vazhdimisht shpërndarjen e turmës.

Rikujtojmë se edhe muzika ndalohet pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim të aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.


Shtuar 20.07.2020 18:34