Ngjarje mafioze në Bulqizë: Biznesmeni qëllohet me breshëri, dyshohet për…

Një ngjarje e rëndë po fatmirësisht pa të lënduar apo humbje në jetë ka ndodhur në Bulqizë.

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një biznesmeni në Bulqizë, shtetasit Gëzim Balla.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Mësohet se në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja, dhe sipas burimeve ngjarja ka lidhje me një gjobëvënie.

Biznesmeni ka qenë në makinë në lëvizje në momentin që është qëlluar me armë zjarri. /albeu.com/


Shtuar 19.06.2020 19:40