“Duam të shkojmë në Ligën e Kampioneve”, Uzuni: Uroj që Gentian Mezani të shpallet kampion

Futbollisti i Shqipërisë Myrto Uzuni deklaroi se 6 klube europiane (4 spanjolle dhe 2 italiane) kanë paraqitur ofertë për të.
uzuni4

Në një intervistë për median “Insport”, lojtari i talentuar i Lokomotivës së Zagrebit foli dhe për ish-trajnerin e tij Gentian Mezanin, i cili e ka stërvitur në kohën kur të dy ishin te Laçi. Uzuni uron që tekniku vlonjat të shpallet kampion këtë sezon me Gjilanin në Kosovë.

“Lokomotiva e Zagrebit – Jemi shumë mirë. Nuk bëjmë dallime shqiptar apo kroat, jemi një grup shumë i mirë dhe po punojmë shumë për të arritur objektivtin që është vendi i dytë në tabelë, që siguron Ligën e Kampioënve. Synimi ynë ishte Europa League, por tani jemi duke ecur shumë mirë në kampionat.
shqiptaret lokomotiva zagreb

Në skuadër me shumë shqiptarë – Me Lirimin kemi bërë një sezon shumë të mirë, uroj mos të ndalemi, por edhe futbollistët tjerë shqiptar kanë bërë shumë mirë. Unë dhe Lirimi kemi punuar fort dhe falë punës së madhe kemi arritur të shënojmë gola të rëndësishëm për klubin. Ne jemi pesë shqiptarë, tani edhe Enis Cokaj ka filluar të thotë fjalën e tij, jemi shumë të lumtur. Kemi bërë sezon pozitiv, uroj të mos ndalemi.

Ofertat – Nuk është vetëm Majorka, janë edhe tre klube të tjera nga La Liga, nga Serie A dy klube, gjithashtu pres oferta edhe nga klubet franceze.
uzuni

Shqipëria – Sa i përket Kombëtares së Shqipërisë, nuk ka rëndësi a luaj unë apo dikush tjetër, ekipi kombëtar tani është duke bërë mirë, uroj të vazhdojmë me këtë ritëm. Sa i përket anës personale, nuk më pëlqen që vetëm të jem prezent, por dua të kontriboj për ekipin dhe të bëjmë sa më mirë.
mezani

Gentian Mezani – Është një nga trajnerët më të mirë që më ka stërvitur deri më tani. Një trajner që punon shumë me seriozitet dhe di të marrë maksimumin nga futbollistët, shpresoj që të shpallet kampion me Gjilanin. Tifozët e Kosovës janë të jashtëzakonshëm, i falënderoj për mbështetjen e tyre, ne jemi një komb”, deklaroi Uzuni për “Insport”.


Shtuar 19.06.2020 19:41