Nëna e re tregon se si COVID-19 i rrezikoi jetën djalit të saj: Mami, a do të vdes unë? (FOTO LAJM)

Një nënë ka zbuluar se si djali i saj krejtësisht i shëndetshëm përfundoi i shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi ishte infektuar me koronavirus.

Lauren Fulbrook, 30 vjeç, nga Bromyard, Worcestershire, tha që shëndeti i djalit të saj Alfie u përkeqësua ndjeshëm dhe filloi të kishte simptoma të COVID-19 duke përfshirë një temperaturë më shumë se 42C, halucinacione dhe të vjella.

Lauren tha që ajo kishte frikë për jetën e Alfie-së, pasi i shtrirë në një shtrat spitalor ai e pyeti: “Mami, a do të vdes unë?”

Duke e quajtur “përvoja më e keqe e jetës sime”, ajo shkroi në Facebook dhe paralajmëroi prindërit e tjerë të kishte kujdes pasi COVID-19 mund të rrezikojë edhe jetën e fëmijëve.

Pas një jave turturuese nëpër spitale, i vogli është rikthyer në shtëpi në vetëkarantinim nga prindërit duke ushtruar mbi të kujdes maksimal.


Shtuar 24.03.2020 19:44