Kjo është modelja serbe për të cilën ylli i Real Madridit theu rregullat e karantinës (FOTO LAJM)

Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic theu rregullat e karantinës dhe udhëtoi drejt Serbisë për të qenë pranë të dashurës së tij, Sofija Milosevic, që është shtatzënë gjatë krizës së koronavirusit.

22-vjeçari ishte supozuar të jetë në karantinë së bashku me lojtarët e tjerë të Real Madridit, por vendosi që të shkojë në Serbi me anë të një aeroplani privat.

Presidenti serb, Aleksandat Vucic ka thënë se lojtari është nën hetime dhe nëse shpallet fajtor mund të shkojë në burg.

Por, ai vendosi që ta bëjë këtë për modelen 29-vjeçare.

Sofija në të kaluarën ka qenë në lidhje me Adem Ljajicin dhe tenistin Viktor Trockin.

/Zëri.info/


Shtuar 24.03.2020 19:44