Në Kosovë kanë përgatitur një surprizë të bukur për Greqinë, do të hapet flamuri i Shqipërisë

Kosova do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Greqisë në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Sigurisht që mëkati më i madh në këtë përballje do të jetë fakti se do të luhet pa tifozë, pasi të gjitha biletat do të shiteshin brenda pak orëve.

Të lidhura

None found

Por kjo nuk i ndalon tifozët dardanë që të përgatisin një surprizë të bukur kundër Greqisë, megjithëse nuk do të jenë në stadium.

Një flamur shqiptar është vendosur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, i cili ka një pamje mjaft të mirë dhe duket lehtësisht nga stadiumi.

Kjo është mirëseardhja që i ofrohet kundërshtarit për të kuptuar tokën ku ka zbritur dhe njëkohësisht shtatorin e vitit 2004.

Jemi në të njëjtin muaj dhe mund të kemi sërish një festë shqiptare.


Shtuar 6.09.2020 14:30