Apel i fortë i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e shkollave

Në deklaratën e sotme MSH apeloi për një kujdes të shtuar të qytetarëve, veçanërisht pas nisjes së shkollave.

” Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment. Rikthimi i nxënësve në shkolla dhe i punonjësve në punë me kapacitet të plotë e rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Prandaj i drejtohemi qytetarëve dhe bizneseve të kenë më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik”, ishte thirrja e bërë nga ana e Ministrisë.


Shtuar 6.09.2020 14:41