Murrizi thumbon ashpër Ramën e Bashën në Kuvend: S’dihet ça bëhet kur ia pi ujin

Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në seancën plenare nuk i ka kursyer thumbat ndaj kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha.

Teksa ishte duke folur deputetit Murrizi i rrëzohet shishja e ujit. Në këtë moment ai pyet kreun e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja nëse ishte uji i Ramës, sepse nuk do ta pinte.

Murrizi thotë se nuk e pi ujin e Ramës se sdihet se çfarë bëhet më pas sepse këtë e ka provuar vetëm Basha.

Pasi i bie shishja e ujit në foltore, Murrizi pyet Ulsi Manjën:

Myslim Murrizi: Uji i Ramës është ky? I Ramës është ky uji Ulsi? Apo është i pastër. S’dihet se ça bëhet kur pi ujin e Ramës, e ka provuar Basha, Ulsi duhet tqë jesh lloj tjetër.


Shtuar 5.03.2020 19:18