UEFA publikon skuadrën e vitit në Europa League (FOTO LAJM)

UEFA ka publikuar sot skuadrën e sezonit në Europa League, të përzgjedhur nga një komitet teknikësh, ndërsa numrin më të madh në listën prej 23 futbollistësh e ka ekipi i Sevillas, që arriti edhe të fitojë trofeun për herë të 6 në histori.

Plot 8 futbollistë të andaluzianëve janë pjesë e skuadrës më të mirë të këtij kompeticioni, ndërsa pas tyre, më e përfaqësuar është skuadra finaliste e Europa Leagues, Interi, që ka 6 futbollistë në listën prej 23 lojtarësh.

Në skuadrën më të mirë bëjnë pjesë edhe tre futbollistë të Manchester Unitedit e dy të Bayer Leverkusenit, ndërsa Shakhtar Donetsk, Basel, Wolves dhe Copenhagen janë të përfaqësuara me nga një futbollist.


Shtuar 27.08.2020 15:17