“Moment historik!” Shqipëria merr drejtimin e OSBE-së

Viti 2020 ka nisur mbarë për Shqipërinë pasi ka marrë drejtimin e OSBE-së.

Ky vendim është publikuar në faqen zyrtare, ku renditen prioritetet që ka Shqipëria.

“Marrja në detyrë e Kryetarit të OSBE-së është një moment me të vërtetë historik për Shqipërinë: nga një vend nën një regjim mizor komunist që kundërshtoi frymën e Helsinkit, ne jemi bërë një vend i nderuar për të udhëhequr këtë organizatë. Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë domethënës”, tha Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama kur mori postin e Kryetarit të Përgjithshëm të organizatës.

Ndër objektivat e Shqipërisë në kryesimin e OSBE-së përfshihet respektimi i të drejtave të njeriut, parandalimin e përshkallëzimeve të konflikteve dhe përqendrimin e garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Përveç kësaj, në artikullin e publikuar në faqen zyrtare thuhet se Shqipëria ka prioritet të zgjidhë konfliktet, duke iu referuar Ukrainës.

“Kriza me Ukrainës mbetet sfida më e ngutshme e sigurisë në Evropë. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të axhendës së Kryetarit shqiptar, pasi është e papranueshme që konfliktet e zgjatura në rajonin tonë të vazhdojnë. OSBE-ja ka dëshmuar të jetë një organizatë që jo vetëm që mund të vendoset shpejt në zonat e konfliktit, por, ndonjëherë, mund ta bëjë këtë aty ku askush tjetër nuk mundet. “, tha Rama.

Korrupsioni, vuri në dukje Rama, gërryen themelet e demokracive dhe ka një ndikim negativ në prosperitetin dhe sigurinë e rajonit tonë, së bashku me kërcënimet transnacionale.

Shqipëria do të paraqesë përparësitë në krye të këtij institucioni para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, më 9 janar në Vjenë.


Shtuar 1.01.2020 11:34