Ndërkohë që jemi shumë pranë qershorit, shqiptarët duan të shkojnë në plazh por ekziston frika e infektimit me COVID-19.
Mjeku Alimehmeti shpjegoi se janë bërë dy studime për SARS COV2 dhe instituti i Francës thotë që nuk gjenden gjurmë të virusit në ujërat detare.
“Milano ka avancuar akoma më tej dhe ka bërë studime në ujërat e zeza dhe gjen gjurmë të virusit por të paafta për të hyrë në cikël biologjik. Kujtoj se zona e Milanos është zona më e kontaminuar dhe thotë se risku për infektimit të njeriut është i pallogaritshëm.
Për virusin mjafton t’ju kujtoj djathin në shëllirë. Distancimi fizik në det është i detyrueshëm mos të mbytesh. Në plazh kemi nxehtësi të detit dhe ujit.
Rrezet ultra violetë shkatërrojnë virusin. Rrymat e përhapin e hollojnë dendësinë e tij. Duron pak sekonda në temperaturë 24 gradë celsius dhe në lagështinë gjatë verës.
Nga njeriu tek njeriu do vazhdojë të transmetohet, që do të thotë mos u gruponi”, deklaroi Alimehmeti.