Mjeku shqiptar në SHBA: COVID-19 nuk ka qenë në janar në Shqipëri

Për mjekun Arban Domi pacientët e parë me Covid-19 në vendin tonë në kanë qenë në janar.

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai tha se duke parë mënyrën e festimeve dhe grumbullimet në familje, lokale dhe ambiente publike, do të kishte një numër kolosal të prekurish tashmë.

Domi: Infektiviteti i virusit është 1 person infekton 3 persona. Kjo është më e lartë se virusi i gripit apo viruset e tjera.

Nëse pacientet e parë do të ishin në festat e vitit të ri, duke parë mënyrën e festimeve dhe grumbullimet në familje, lokale dhe ambiente publike, do të kishte një numër kolosal të prekurish.

Të diagnostikuarit në Shqipëria do të ishin raste shumë më të larta dhe doja që publiku të mos drejtohet në drejtimin e gabuar të infektimit të këtij virusi. Data e saktë nuk dihet, por nuk jetë në periudhat e fillimit të muajit janar.


Shtuar 9.04.2020 21:42