COVID-19 u merr jetën 105 mjekëve në Itali

Numri i punonjësve të mjekësisë të vrarë nga koronavirusi në Itali ka arritur në 105. Federata Kombëtare e Mjekëve njoftoi sot emrat e të rënëve të fundit që iu shtuan listës: doktori Giunio Matarazzo, dhe infermieri Emilio Brignole

Më tej vinin mjekët e familjes Antonio De Pisapia, Massimo Bosio, Marzio Zennaro, Tahsin Khrisat, Mario Rossi e Samar Sinjab dhe kirurgu onkolog Francesco Cortesi.

“Sot u konfirmua vdekja e dy infermiereve të frontit të parë në spitalet e Bergamo e Cremona”, tha zëdhënësja e federatës Barbara Mangiacavalli.

Mangiacavalli shtoi më tej: “Qëllimi ynë është qëndrimi afër ndaj pacientëve dhe evidentimi i nevojave të tyre prandaj mjekët, infermierët dhe operatorët e tjerë të mjekësisë nuk duhen lënë vetëm për të luftuar virusin”.


Shtuar 9.04.2020 21:44