Mjeku Pipero: Epidemia do të zgjasë së paku 4 muaj

“Ndërkohë masat shtrënguese të qeverisë do të zgjasin të paktën 4-5 javë nga koha e fillimit…”

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se epidemia e koronavirusit do të zgjasë të paktën 4 muaj. Në një lidhje me skype për emisionin “360 gradë”, Pipero u shpreh se masat shtrënguese nga qeveria do të zgjasin deri në javën e dytë të prillit.

Pëllumb Pipero: Unë e kam thënë që në fillimet e kësaj epidemie që në opinionin tim, bazuar në indikatorë të rëndësishëm epidemiologjik, kjo epidemi së paku do të zgjasë 4 muaj. Ndërkohë masat shtrënguese të qeverisë do të zgjasin të paktën 4-5 javë nga koha e fillimit.

Por duke iu referuar një epidemiologu të madh, në këtë situatë parashikime të sakta nuk ka. Unë mendoj se masat shtrëngese do të vazhdojnë deri nga java e dytë e prillit.

Besoj fort që masat shtrënguese do të fillojnë të lirohet pas javës së dytë të prillit, sepse në logjikën e kësaj epidemie duhet që ne të quhemi të çliruar nga epidemia duhet së paku një muaj pa raste të reja nga rasti i fundit.


Shtuar 23.03.2020 21:35