Temperatura dimri në pranverë, ky është parashikimi i motit për nesër

Në ditët në vijim moti do të jetë i ftohtë dhe me reshje të pakta. Sipas Meteoalb, kjo situatë do të na shoqërojë gjatë gjithë javës.

Megjithë kthjellimet e herë pas hershme, vranësirat e shumta dhe reshjet e pakta të shiut e dëborës mbizotërojnë motin në vend.

E marta, e mërkura ulin serish temperaturat në vend duke ulur minimalet në -5° për zonat malore dhe deri 2°C në zonat e ulëta të vendit. Edhe temperaturat e mesditës do të ngjiten deri 7°C në zonat malore dhe deri 13°C, në zonat ulëta, shkruan Ora news.

Pritet forcim i erës gjatë së enjtes deri mesditën e së premtes ndërsa fundjava sjell përmirësim të motit.


Shtuar 23.03.2020 21:33