Mjeku dhe gruaja e tij në Krujë refuzojnë karantinën, drejtuesit e spitalit letër policisë

Ardjan Mate, mjek i spitalit “Stefan Gjoni”, në Kruje, dhe bashkëshortja e tij, laborante ne Njesine Vendore te Shendetit Publik, dyshohet të kenë përhapur koronavirusin në Krujë.

Mjeku kishte rezultuar negativ ne tamponin e kryer rreth 20 dite me pare, por jo bashkeshortja e tij, e cila 5 dite me pas rezultoi pozitive me Covid-19.

Sipas rregullave, kjo duhej ta detyronte mjekun te vetekarantinohej, por kjo nuk ndodhi, pasi ai eshte pare te frekuentoje lokalet e qytetit, madje te paraqitej edhe ne vendin e punes.

Mjeku nuk ka pranuar t’i nenshtrohet tamponit, si kontakt i nje rasti pozitiv, ndersa gjate ketyre dy javeve mesohet se ai eshte paraqitur ne vendin e punes disa here. Mjeku eshte pare brenda ambienteve te spitalit, ku ai ushtron profesionin e imazheristit, vetem duke mbajtur nje maske ne fytyre.

Kjo gje ka detyruar drejtuesit e spitalit t’i drejtohen me nje ankese me shkrim Komisariatit te Policise se Krujes, ku kerkojne izolimin me force te mjekut. Bashkeshortja e mjekut ne baze te rregullave duhet qe kete te hene t’i nenshtrohet ritestimit dhe, nese rezulton negative, serish duhet te vetekarantinohet per 14 dite, qe te mos paraqese rrezik per infektimin e te tjereve.

Per t’u paraqitur ne pune mjeku duhet te autorizohet edhe nga epoidemiologet, qe rezulton negativë ndaj koronavirusit, por mesa duket ai nuk e ka pare te arsyeshme as zbatimin e masave ndaj Covid-19, si karantina, as lejen e autoriteteve perkatese.


Shtuar 15.06.2020 12:36