“Mimoza e flamuj”, 1 mijë efektivë policie në gadishmëri për tubimin

Rreth 1000 efektivë të Policisë së Shtetit pritet të jenë në gadishmëri gjatë tubimit të sotëm të thirrur nga Presidenti Ilir Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tubimi pritet të mbahet në orën 17:00 ku do të monitorohet nga policia, FNSH dhe forcat “Shqiponja”.

Ndërkohë për të garantuar rendin dhe sigurinë policia ka vendosur të bllokojë disa rrugë pranë kryeministrisë ku do merren në mrojtje edhe institucionet e tjera shtetërore që ndodhen përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ku tubim pritet të jetë paqësor ku presidenca ka ftuar qytetarët të marrin me vete lule mimoze dhe flamuj kuqezi.


Shtuar 2.03.2020 08:08