Milaim Zeka: Jam krenar që e kam dashur Enver Hoxhën!

Gazetari kosovar Milaim Zeka ka kujtuar në studion e emisionit “Provokacija” episodin e tre dekadave më parë kur i dhuroi karafila ish-diktatorit Enver Hoxha.

Zeka tha se në vitin 1998 tentuan ta vrisnin sepse tha se Shqipëria nuk është ajo që kosovarët ëndërrojnë.

“Është rast i veçantë për një kosovar që e fton Enver Hoxha. Unë u bëra si anti-komunisti më i madh i vitit 98 dhe mua tentuan të më vrisnin sepse thashë se Shqipëria nuk është ajo që kosovarët ëndërrojmë.

Jam krenar që i kam dërguar Enver Hoxhës karafila, që e kam dashur, dhe 1 milion herë krenarë sepse përmes Enver Hoxhës ne e kemi dashur Shqipërinë.

Asnjëherë nuk e kemi pasur referim Beogradin por vetëm Shqipërinë. Në mendimin dhe bindjen time asnjë regjim nuk ia ka bërë Shqipërisë me keq se Enver Hoxha.

Ai nuk ka qenë vetëm komunist, por komunist plus shqiptar. Ai ishte edhe shqiptar. Nuk ka ndodhur as në Rumani që popullit tënd t’ia heqësh pronën private dhe besimin fetar”, tha Milaim Zeka./abcnews.al


Shtuar 8.05.2020 21:23