Mijëra shqiptarë të bllokuar e 1 viktimë në Kakavijë, Rama reagon e jep lajmin e mirë

Prej 4-5 ditësh mijëra shqiptarë gjenden të bllokuar në pikën kufitare, Kakavijë, në përpjekje për të shkuar në Greqi.

Pasi situata është bërë serioze, ka reaguar kryeministri Rama i cili deklaron se tashmë në Kakavijë do të punohet edhe gjatë natës.

Ky lajm pritet të gëzojë shqiptarët e bllokuar, të lodhur e të zhgënjyer në Kakavijë.

“Gjatë gjithë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel.

Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë.

Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!”- shkruan Rama.

Rikujtojmë se ditën e sotme një fëmijë i mitur vetëm 10 vjec u përplas për vdekje nga ambulanca me shpejtësi e cila po i vinte në ndihmë një gruaje të sëmurë.


Shtuar 15.08.2020 19:35