Meta krijoi Task Forcë për koronavirusin, reagon Rama

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë, për të marfrë masa për të parandaluar koronavirusin.

Gjatë fjalës së tij në lidhje me të infektuarit nga virusi që ka alarmuar botën, Rama komentoi edhe vendimin e Presidentit Ilir Meta për të ngritur një Task Forcë.

“Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion: 📌 [email protected]”, thuhej në njoftimin e Presidencës.

Sot, Rama theksoi sot se të gjithë përfaqësuesit e politikës kanë detyrën që të jenë bashkë, jo të ndahen në Task Forca të ndryshme.

“Shqipëria nuk është aq e madhe sa të ndahet në disa Task Forca, Shqipëria është e vogël. Të mos ndahemi në Task Forca. Task Forca presidenciale dhe opozitare janë një rast i rrallë. Këtu ne nuk jemi palë, jemi një komunitet njerëzor, jemi familjarë. Jemi vend i vogël, s’ndahemi dot në Task Forca”, tha Rama. /albeu.com/


Shtuar 10.03.2020 15:14