Me simptoma prej ditësh, por vetëm dje ju bë tamponi: COVID-19 vret 60 vjeçaren

Një 60 vjeçare nga Përmeti ka humbur sot jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Mësohet se e ndjera është Anika Komino 60-vjeçare e cila ishte konstatuar me virusin e rrezikshëm vetëm një ditë më parë në kryeqytet teksa u soll me urgjencë pas rëndimit të gjendjes.

Mësohet se 60-vjeçarja qendronte e izoluar në banesë prej 4 ditësh me simptoma të qarta të koronavirusit, por që nuk kishte bërë tampon.

Të afërmit e saj sapo e vunë re rëndimin e gjendjes, e kanë nisur me autoambulancë drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.


Shtuar 14.09.2020 08:43