Mali i Zi lë pas Shqipërinë: Hap kapitullin e fundit të negociatave me BE!

Mali i Zi hapi kapitullin e fundit, nr. 8, në negociatat për anëtarësimin në BE ndërkohë që përtej çdo parashikimi mbase ka lënë pas vende më të mëdha në rajon si Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, ndërsa ditën e sotme u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh.

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, i cili përmes një postimi në Twitter, shkruan se hapja e këtij kapitulli është sinjal i qartë i angazhimit europian ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit.

Nga ana e tij, kryeministri malazez, Dushko Markoviç e quajti një ditë të rëndësishme dhe moment historik në procesin e integrimit të vendit në BE.


Shtuar 30.06.2020 18:33