Arrestimi i Henri Çilit, detajet e para

Pas aksionit në Lazarat analisti Henri Çili dhe 12 persona të tjerë u vunë në pranga nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm, nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Deri më tani, Çili akuzohet se kishte ushtruar ndikim te një gjyqtar për të liruar nga burgu anëtarët e bandës së Lazaratit, për të liruar nga burgu Alban dhe Arbjon Alikos të arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Ka dyshime se Çili i mori shuma të konsiderueshme parash, apartament, dyqan dhe prona të tjera me premtimin se do e ndihmonte të nxirrte nga burgu dy djemtë e tij. Çili dyshohet se i ka premtuar se do të ndikonte në vendimin e gjykatës.

Arbion Aliko, pjesë e grupit të zjarrit, është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndërkohë që vëllai i tij është dënuar me 20 vite.


Shtuar 28.02.2020 09:26