Lirimi i “personave të rrezikshëm”, nisin hetimet

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur hetimet në lidhje me lirimin nga qelitë të të dënuarve që paraqesin rrezikshmëri të lartë ndërsa mësohet se po inspekton të gjitha dosjet e tri viteve të fundit.

Ky hetim po bëhet për të parë nëse ka shkelje të kryera nga punonjësit e edukimit apo të sektorit juridik, që mund të kenë favorizuar të dënuarit për të përfituar lirinë me kusht ndërsa pjesë e këtij hetimi mësohet të zyrtarët në rast se do të konstatohen shkelje do kallëzohen penalisht në Prokurori.

Më firmën e kreut të Burgjeve, Agim Ismaili, urdhëri u është shpërndarë të gjitha IEVP në vend dhe prej dhjetë ditësh, dhe për rrjedhojë ka nisur hetimi i dosjeve.

Kohët e fundit, çështja e lirimit nga institucionet e vujajtjes së dënimit është bërë një nga çështjet më të debatuara. Vetëm së fundmi janë liruar nga qelitë dy të dënuar me burgim të përjetshëm, Gert Gjenerali dhe Endrit Dokle


Shtuar 15.02.2020 17:13