Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një lëkundje tërmeti është regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Elbasanit, rreth 4 kilometra nga Librazhdi.

Magnituda ishte 3.0 ndërsa thellësia ishte 10 km.

Prej disa javësh në vendin tonë janë shënuar lëkundje të lehta tërmeti, kryesisht në zonën e Korcës ku ka pasur edhe ankesa nga qytetarët që kanë frikë të flenë në banesat e tyre dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.


Shtuar 14.08.2020 18:55