Ky shtet të gjobit me 100 euro nëse nuk vendos maskë

“Një gjobë prej 100 eurosh do t’u vendoset personave që nuk e mbajnë maskën në rrugët publike…”

Në Spanjë maska do të mbetet e detyrueshme deri në fund të lehtësimit të masave kufizuese dhe derisa Covid të zhduket plotësisht njofoti sot ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.

Më tej ministri u shpreh se nëse maska nuk mbahet do të jetë e dënueshmeme gjobë.

“Një gjobë prej 100 eurosh do t’u vendoset personave që nuk e mbajnë maskën në rrugët publike apo në vendet e mbyllura si dyqane ose kur ata nuk mund të mbajnë një distancë prej 1,5 metrash me njerëzit që i rrethojnë”, theksoi ministria në një komunikatë.

Mbajtja e maskës do të mbetet e detyrueshme në transportin e publik, në avionë dhe në automjetet private.

Spanja, një prej vendeve më të prekura në botë nga pandemia me më shumë se 27 000 të vdekur, ka vendosur mbajtjen e maskës për të gjithë personat nga mosha 6 vjeç që prej 21 majit në rrugët publike dhe në vendet e mbyllura nëse distanca e sigurisë nuk mund të mbahet.

Është bërë e detyrueshme që prej 4 majit në transportin publik.


Shtuar 9.06.2020 15:02