Kush i vret më mirë bakteret, sapuni apo antibakteriali? Flasin ekspertët

Pyetja që kemi shtruar më shpesh gjatë 3 muajve të fundit është nëse antibakteriali i vret mikrobet njësoj si sapuni?!

Nga kërkimet e shumta ka dalë se antibakteriali nuk është më i dobishëm në shkatërrimin e COVID-19, sesa sapuni.

Po cili është ndryshimi midis të dyve?

Antibakteriali “përmban kimikate ekstra të krijuara për të vrarë ose penguar përsëritjen e baktereve”, shpjegon Kasey Nichol.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), nuk ka gjetur ende ndonjë provë vendimtare që antibakterialët kanë të njëjtin funksion si një sapun i zakonshëm. Sapuni i rregullt rezulton deri tani më efektivi nga të gjithë.


Shtuar 10.06.2020 18:37