Kujtim Gjuzi i përvishet Ramës: S’ka COVID-19 në Shqipëri, por ai është frikacak!

“Kryeministri është një frikaman, uroj të jetë mirë, ka frikën e vet dhe e futi një qytetërim social në kaos…”

Për deputetin Kujtim Gjuzi, në lidhje me masat e marra nga qeveria, kryeministri Edi Rama thotë ai ka shkelur ligin për 44 ditë.

Deputeti deklaroi se të gjitha këto masa të rrepta janë marrë nga Rama për shkak se ai ka frikën e shëndetit të tij.

Ndërsa te qarkullimi i infeksionit që deri tani ka marrë shumë jetë njerëzish në botë, Gjuzi thotë se sipas tij, koronavirusi, s’është gjë tjetër veçse një mashtrim.

Në emisionin “Shqipëria Live”, deputeti tha se Rama i ka ndërmarrë këto masa sepse mendon se është babai i kombit.

“Unë dua të them se kryeministri Rama ka shkelur ligjin për 44 ditë, sepse e ka vendosur vendin në një karantinë të jashtëligjshme.

Ai mendon se është babai i kombit, por nuk është. Ai ta ketë të qartë se nuk mund të ketë koronavirus vetëm në ato fasha orare, që ka vënë ai.

Shqipëria ka 365 ditë me diell, atje ku hyn dielli, s’ka virus. U bëj thirrje qytetarëve të mos e dëgjojnë dhe të dalin, sepse s’ka koronavirus me orare.

Kryeministri është një frikaman, uroj të jetë mirë, ka frikën e vet dhe e futi një qytetërim social në kaos. Kjo (koronavirusi) është një mashtrim dhe e thonë mjekë të njohur”-tha Gjuzi. /albeu.com/


Shtuar 28.04.2020 14:37