Një grindje e çmendur shpërtheu mes ish-futbollistit ukrainas, Aleksandr Alijev dhe ish-gruas së tij Tatjana, teksa Alijev ishte duke folur me bukuroshen Ina Golovko live në “Instagram” ndërkohë që u shpreh se kishte bërë seks treshe.
Ish-mesfushori i Dinamos së Kievit dhe Lokomotivës së Moskës, u mburr me këtë gjë në ‘Instagram’ para 24 mijë ndjekësve, ndërkohë që pasi dëgjoi fjalët e Aleksandërit, ajo u dëgjua duke bërtitur në sfond.
Pavarësisht se janë ndarë, Alijev dhe Tatjana banojnë në të njëjtën shtëpi. Ajo tha se është e papërshtatshme të flitet për gjëra të tilla para fëmijëve.