Koronavirusi mbijeton tek kartat e kreditit, mësoni si t’i dezinfektoni

Një mjek në Britani ka treguar se si kartat e kreditit mund të përmbajnë mikrobe, përfshirë baktere si salmonella dhe E.Coli.

Ish-kirurgu ortoped Chike Emeagi tha në një intervistë për ‘Femail’ se ndërkohë që rreziku është i ulët, ekziton mundësia që koronavirusi të mbijetojë në sipërfaqen e sheshtë të kartave të kreditit apo debitit.

Ai shpjegoi se mikrobet mund të fshihen në cepat e orës së dorës, unazave, kartave të kreditit dhe kartëmonedhave, dhe rekomandon dezinfektimin e kartave dhe bizhuterive një herë në javë.

Mjeku sugjeroi përdorimin e pecetave dezinfektuese për të pastruar kartat, dhe ujë të ngrohtë me sapun për stolitë.


Shtuar 30.03.2020 15:31