Koronavirusi izoloi shqiptarët, romët dalin në protestë: Po na vdesin fëmijët nga uria!

Ndërkohë që shqiptarët janë mbyllur në banesat e tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, komuniteti rom ka dalë në protestë.

Qytetarë të komunitetit rom në Tiranë protestuan sot pasi nuk kanë mundësi të sigurojnë të ardhura për shkak të izolimit në shtëpi si masë për parandalimin e koronavirusin.

“Duam bukë nga shteti”, thonë ata.

“Kemi punuar me kanoçe dhe bidona. Kryeministri dhe Ministri të na përkrahë dhe neve, jo vetëm të bardhët.

Kanë 5 ditë fëmijët pa ngrënë. Ai thotë izoluhuni, në vend që të vdesin nga virusi do të vdesin nga uria fëmijët”.


Shtuar 18.03.2020 16:07