Kontrata 675 mijë dollarëshe, Basha sot përpara Gjykatës

Zhvillohet sot seanca paraprake në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Basha, Ristani e Dervishi janë marrë të pandehur me akuzën e falsifikimit të formularëve.

Seanca Gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e sotme, në orën 16.00.

Kryedemokrati Lulzim Basha është marrë i pandehur përballë prokurorisë, për një kontratë lobimi prej 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një kompanie “Biniatta Trade”, para të hedhura këto në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.


Shtuar 13.01.2020 11:58