Si fshihen raketat e Iranit nën pesë shtresa betoni (FOTO LAJM)

Bazat e raketave nëntokësore të Iranit të fshehura nën pesë shtresa betonit, janë gati për të goditur në rast të shpërthimit të luftës së tretë botërore.

Pamjet e vendeve misterioze u publikuan në një dosje nga një grup disident midis frikës së një lufte midis Iranit dhe SHBA.

Grupet e opozitës publikuan imazhe ajrore të bazave iraniane raketore. Më e madhja pretendohet të jetë baza në Khojir, e njohur si Kodi 7500, me një tunel rreth 1.000 metra të gjatë të mbushur me raketa. Fotografitë brenda bazave janë zbuluar më parë nga mediat shtetërore iraniane.


Shtuar 13.01.2020 11:56