Të pakënaqur nga teza e provimit të Letërsisë, maturantët kanë dalë në protestë ditën e djeshme para ministrisë së Arsimit.
Ndër të tjera maturantët përmendën në protestë edhe një nga pyetjet e cila kishte të bëne me poezinë e Lasgush Poradecit që sipa tyre ishte e pakuptimt.
Për këtë ka reaguar edhe vetë e bija e Poradecit.
Marie ka kritikuar ashpër hartuesit e provimit të maturës së letërsisë.
Me një postim në rrjetin social Facebook, vajza e poetit shpreh kritikën e saj duke theksuar që “ata që bëjnë testet janë komplet injorantë”.
Siç edhe e ka theksuar më poshteë, asnjëra nga alternativat nuk është kuptimi i fjalës “dlirnja”.
Nërkohë, në postimin e saj të shumta kanë qenë dhe komentet, ku kanë reaguar ndjekësit e saj.
Njera prej komentuesve shkruan se: Dlinja është një ndër neologjizmat e Poradecit.
Ndërkohë një tjetër komentues shkruan se: Maturantët kanë të drejtë, pasi asnjë poet nuk mund të shpjegohet online, aq më pak Lasgushi që çdo varg e ka metaforë.
