Kim ia la “topin” Bashës, Rama tregon tre portat ku mund të futet

“Topi është në dorën e Bashës” mbetet tema më e diskutuar pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim ditën e djeshme sa i përket Reformës Zgjedhore. Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama duke ironizuar kryedemokratin Basha duke i treguar tre portat se ku mund të fusë topin.

Në emisionin “Opinion”, Rama theksoi sërish se zgjedhjet do ti fitojnë me popullin dhe çdo ditë e humbur kompromenton më shumë identifikimin biometrik.

“Këta që nuk janë në parlament nuk kanë gojë të flasin se nuk i ka borxh njeri dhe si ka nxjerrë njeri nga parlamenti, kanë bërë zgjedhjen e vet. Pikërisht se unë dua ti provoj të gjithëve si e doni ju, opozita nuk vendos dot që të na lërë me ligjin e vjetër.

Për çfarë dolën në rrugë këta dy vjet? Për të vjetrën? E vjetra aty është. Ne jemi dakord, topi është në fushën e tyre. Nëse topin do ta marri Lulzim Basha, do e fusi poshtë kanatieres edhe do i hypi sipër, nuk do e presim pafund.

Ne do presim, ta mendojmë dhe ta shohim ku do e çojnë topin, do ta nxjerrin jashtë stadiumit, do e hedhin nga ana tjetër apo do ta vendosin tek pika ku fillon ndeshja. Nuk duam ta paragjykojmë, çdo ditë që ikën e kompromenton më shumë procesin e identifikimit biometrik. Për të tjerat, zgjedhjet i fitojmë në popull”, tha Rama.


Shtuar 4.06.2020 20:04